Duda Balje deklarohet sërish për martesat e gjinisë së njëjtë

Aktuale

Duda Balje deklarohet sërish për martesat e gjinisë së njëjtë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 00:45
Duda Balje

"Unë kam vepruar si deputete, jo si kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, si dhe kam dhënë mendimin tim edhe para disa ditëve kur e kemi pasur në rendin e ditës Projekt-Kodin Civil, por sot kodi nuk kaloi", tha deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje.

Duda Balje foli Projekt- Kodin Civil i cili lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Ajo tha se kanë pasur propozime që Qeveria ta kthej prapë, dhe heqjen e neneve diskutabile, ku në tërësi shprehet e kënaqur me Projekt- Kodin Civil.

“Kemi pasur disa propozime që Qeveria me kthy prapë, dhe të heqin këto nene diskutabile të cilat kemi pasë, por Kodi Civil në tërësi është mirë, ka përkrahjen time dhe të 29 deputetëve, që këto pika diskutabile duhet të hiqen”, tha Balje.

Sipas, Kodi Civil nuk është i definuar mirë, dhe gjatë ditës së sotme kryeministri dhe ministrja provuan të japin shpjegime për këtë situatë.

“Unë mendoj se Kodi Civil nuk ka definuar mirë, sot kryeministri dhe ministrja kanë provuar të japin një shpjegim pse ne nuk lejojmë këtë kod për martesat e gjinisë së njëjtë”, u shpreh tutje ajo.

Ajo theksoi se në Kod shkruhej shumë qartë se lejohej martesa me gjini të njejtë, ku në votim të këtij ligji kanë votuar kundër ndoshta më shumë se 29 deputetë.

“Ne si kemi lexuar kodin, ka qenë shumë e qartë se është praktikisht me leje të bëhen martesa të gjinisë së njejtë, por mandej kemi qenë gati të bëjmë edhe një ligj të veçantë për këtë komunitet, ne 29 deputetë ndoshta edhe më shumë, ka pasur edhe abstenime, nuk kemi qenë të mendimit të njejtë më atë të kryeministrit dhe ministres, ku kemi votuar kundër dhe kodi civil nuk ka kaluar” shtoi ajo.

Ajo u shpreh se në jetën private nuk kanë dëshirë të ndërhyjnë, mirëpo mendon që ne si shoqëri nuk jemi gati për këtë

“Bashkëjetesë është diçka tjetër, ti sot ke të drejtë të bashkëjetosh me kë të duash, sepse këtu është jeta private dhe nuk kemi dëshirë të ndërhyjmë, por në momentin kur duhet me ligalizu ne kemi menduar që si shoqëri nuk jemi gati për këto, as nuk kemi sistemin gati për të pranuar këto, unë personalisht prej në fillim kam qenë kundër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat