Mehaj - Bloemen diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Holandë

Aktuale

Mehaj - Bloemen diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Holandë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:49
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Holandës në Prishtinë Peter van der Bloemen, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në Evropë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Mehaj me këtë rast ka thënë se Holanda, si një nga vendet themeluese të NATO-s, është ndër partnerët e rëndësishëm të Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që nënshkruam sot”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se nga zëvendësmabsadori Van der Bloemen ka kërkuar mbështetjen e Holandës për anëtarësim të përshpejtuar të Kosovës në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat