Tre kandidatë tërhiqen nga gara për drejtor të RTK-së

Aktuale

Tre kandidatë tërhiqen nga gara për drejtor të RTK-së

Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:01
Fisnik Dërguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi

Fisnik Dërguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi janë larguar nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTK-së.

Fisnik Durguti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në intervistimin me gojë, për këtë pozitë, pasi që sipas tij ky konkurs i përgatitur për Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

“Vendimi për të marr pjesë në konkursin publik për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK- se e kam marrë, pas thirrjes se bordit që procesi do të jetë i drejtë e me meritokraci. E para, ky proces që nga emerimi i UD të drejtorit është i lënduar, pasi që ai kishte përparësi, duke i dhënë kompetenca të plota në menagjimin e RTK”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Hundozi ka shkruar se dëshmitë e fundit skandaloze, siç tha ai janë mbi votimet e orkestruara grupore te një grupi anëtaresh të Bordit në favor të një kandidati të caktuar, të cilat u publikuan sot, janë vetëm disa nga parregullsitë e shumta në këtë proces.

“Pas prononcimit të mëposhtëm publik të kryetarit të Bordit të RTK-së, në të cilin ai drejton një sërë akuzash deri ne shkallë ofendimi ndaj kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, si dhe për shkak të vlerësimit tim se ky proces është karakterizuar me mungesë të konsiderueshme të transparencës, objektivitetit, ligjshmërisë e profesionalizmit, unë kam vendosur që të tërhiqem nga kjo garë”, ka shkruar Hundozi, duke e quajtur ofendim reagimin e bërë sot nga kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Edhe Fadil Hoxha kandidati tjetër ka njoftuar se është tërhequr nga gara për drejtor gjeneral të RTK-së.

“Kam hequr dorë nga kandidimi për drejtor në RTK, procesi duhet të kthehet në pikën fillestare”, ka thënë ai në Kanal 10.

Tetë kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë arritur të kalojnë testin me shkrim dhe janë ftuar për intervistim, që është faza e fundit e konkursit. Kandidatët që kanë marrë mbi 50 për qind të pikëve në testin me shkrim dhe që janë ftuar për intervistë janë Shkumbin Ahmetxhekaj që ka marrë 80.7% të pikëve nga testi me shkrim, Bekim Hasani që ka marrë 79.2% të pikëve, Fadil Hoxha – 73.7%, Hysen Hundozi – 70.7%, Gjergj Filipaj – 69.3%, Arben Berisha – 65.8%, Fisnik Dërguti – 52.2% dhe Adriana Kutllovci – 50%.

Kurse kandidatët të cilët nuk e kaluan testin me shkrim janë Valentina Saraçini (46.3%), Fahredin Shehu (46.2%) dhe Orhan Hajrizi (41.2%).

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë publike edhe listën e vlerësimit të kandidatëve në testin me shkrim.

Në këtë listë tregohen pikët që kanë marrë kandidatët në secilën përgjigje të dhënë nga secili anëtar i komisionit vlerësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat