Behgjet Pacolli u shkruan letër Liburn Aliut e Artane Rizvanollit

Aktuale

Behgjet Pacolli u shkruan letër Liburn Aliut e Artane Rizvanollit

Më: 21 mars 2022 Në ora: 00:53
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në facebook I ka shkruar letër Liburn Aliut e Artane Rizvanollit.

Në letër ai ndalet tek hallet e qytetarëve duke kërkuar përkushtim më të madhë tek qeveria.

Letra e plotë

E nderuara ministre e Ekonomisë

I nderuar ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit,

Duke mos pretenduar të hyj në kampet tjera të programit tē Qeverisë, unē dua të ndalem te hallet e përditshme të qytetarëve dhe te stagnimi i çdo gjëje në rrafshin ekonomik, dhe te shkatërrimi i pamëshirshëm i ambientit dhe natyrës.

Ndonëse nuk i di planet e Qeverisë, por nga ajo që shihet që një vit e tutje, nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt në infrastrukturën e sidomos ne ate rrugore, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve aktuale edhe nuk ekziston fare. Nuk është hedhur asnjë lopatë as për mirëmbajtje e as për sanimin e rrugeve të demtuara nga vërshimet e vitit 2021. Kanë stagnuar edhe punët që kishin filluar para vitit 2020.

Gjendja e rrugës Prishtinë-Gjilan-Kamenicë, ose Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë jo që është e shkatērruar por paraqesin edhe rrezik përmanent për jetrat e njerzve. Ato janë pa sinjalizime, pa trotuar, me gropa pothuajse në çdo metër, me parakolt te thuera, të rrezuar, të shrembëruar, të zhytur e më përplotë mbeturina. Eshtë një ofendim për shoqêrinë tonë.

Nuk e di a dilni ndonjëherë në terren dhe a i vëreni këto? Përveç shkatërrimit të makinave, nga ato gropa rrezikojnë edhe jetrat e njerëzve.

Ju lutem shkoni e shifni këtë gjendje! Rruga Prekoc, Strezoc-Kamenicë, aksi kryesor neper pjesen lindore te Kosovës,(rrugë e ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës e asaj kohe që sherben edhe si rruge neper të cilën transportohën mineralet nga Artana) , është në gjendje sa të tmerrshme aq edhe alarmante.!!!!,andaj duhet të reagoni urgjentisht.

Duhet reaguar urgjentisht edhe për mbrojtjen e ambientit. Shtretërit e lumenjve po shndërrohen në deponi mbeturinash e pyjet po prehen e po degradohet mjedisi ynë. Kjo letër, i nderuar ministër, nuk ka asnjë qëllim të keq dhe nuk duhet të kuptohet ndryshe, perveq nje thirrje per te intervenuar sa me pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat