Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci është takuar me kryeinë e LDK-së në Gjermani.
Geci përmes një postimi në facebook, ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për fuqizimin e LDK-së në diasporë, e në veçanti në Gjermani.
Ai gjithashtu tregon se nga qyteti Helbron është nisur në vitin 1997 për të ardhë në Kosovë për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot pata rastin të takoj kryesinë e LDK-së për Gjermani të cilët kishin një takim të kryesisë në qytetin Helbron nga ku unë në vitin 1997 u nisa për të luftuar për Çlirimin e Kosovës.
Biseduam gjerë e gjatë për fuqizimin e LDK-së në Diasporë e veçanarisht në Gjermani i falendëroj të gjithë kryesin; Kryetarin Osman Ferizin nënkryetarin Enver Musa, Abaz Imerin, Idriz Zeqirajn, Emin Demen, Bujar Lajqin, Lushë Cana, Alush Zeqirajn, Brahim dhe Berat Rexhaj, Xhevdet Nikqi për pritjen.
Si dhe unë Gani Geci, Sabi dhe Asllan Kaqanolli.