Dimal Basha tash godet Mërgim Lushtakun

Aktuale

Dimal Basha tash godet Mërgim Lushtakun

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:30
Dimal Basha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur rreth moskalimit të Projekt Kodit Civil.

Basha ka përmendur deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun duke thënë se “bën Bismilah nëpër tendera”, derisa ka arsyetuar bindjen e tij rreth Kodit Civil i cili dështoj të votohet javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

“Qysh mundesh me qenë njeri i mirë dhe njeri i keq me një preferencë të ndryshme. Mundesh me qenë edhe mysliman i mirë, mirëpo për shkak të bindjeve je njeri i mirë. Unë thash se edhe Mërgim Lushtaku e bën “bismilah” nëpër tendera, por kjo e nuk e bën burrë të mirë, se ai është mysliman edhe është njeri Ii mirë. Unë nuk besoj në këtë. Unë besoj që veprat janë ato që e bëjn vlerësimin e një njeriu”, tha Basha.

Basha ka shtuar se religjioni nuk të bën domosdoshmërisht njeri të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat