Mësohet origjina e dronit ushtarak të rrëzuar në Mitrovicë

Aktuale

Mësohet origjina e dronit ushtarak të rrëzuar në Mitrovicë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:22
Pamje nga Mitrovica, qytetari me dronin e rrëzuar

Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, pas asnjë shenjë identifikuese ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut.

Siç raportohet droni në fjalë është zhvilluar nga një kopani ndërkombëtare që e ka bazën në Izrael.

Tutje droni quhet Skylark I dhe tashmë përdoret, zyrtarisht, nga Kroacia, Çekia, Hungaria, Izraeli, Maqedonia, Mjanmari, Holanda, Polonia, Sllovakia dhe Suedia.

Kurse, sipas mediumit Kanadaja dhe Australia megjithëse e kanë përdorur në të kaluarën, tashmë e kanë hequr dronin nga sistemi.

Sidoqoftë, ‘në të zezën’ ai mund të operohet edhe nga shtete të tjera. Në një intervistë të bërë me Jerusalem Post, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kishte shkuar për të bërë ‘pazar’ në Izrael pikërisht për pajisje ushtarake.

“Nuk do të blejmë pak”, ishte shprehur Vuçiq për Jerusalem Post në vitin 2016.

Gjatësia e këtij droni është 2 metra e 20 centimetra, po aq sa i tha Nacionales se ishte gjatësia e dronit të rrëzuar në Mitrovicë.

Ndërkohë që krahët i shtrihen 2 metra e katërdhjetë centimetra.

Ai mund të arrijë shpejtësinë deri në 74 kilometra në orë.

Rrezja e veprimit të tyre është prej 5 deri në 10 kilometra dhe mund të qëndrojë vetëm 2 orë pa ndërprerë në operim, gjë që tregon se ai është lansuar nga një vend në afërsi të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat