​Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie për nder të Albright

Aktuale

​Pacolli: Kosova duhet të shpallë ditë zie për nder të Albright

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:21
Behgjet Pacolli dhe Madeleine Albright

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Albright do të mbetet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë.

“Lamtumirë zonja e madhe Madeleine Albright. Gruaja e parë në historinë e SHBA që ishte në krye të diplomacisë, do të ngelet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë.

Ajo pati kurajën që me vendosmëri ta udhëheqë botën e lirë, për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit. Kosova duhet të shpallë ditë zie, në respekt të zonjës së madhe Albright. Faleminderit zonja sekretare. Shpirti yt u prehtë në parajsë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat