Kadri Veseli sot telefonon fëmijët e tij

Aktuale

Kadri Veseli sot telefonon fëmijët e tij

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:47
Kadri Veseli

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Dhomat e Specializuara në Hagë do të bisedojë me fëmijët e tij.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Veselit, Ben Emmerson.

“Z. Veseli duhet të largohet nga konferenca për ecurinë e çështjes sepse ka një telefonatë të organizuar me fëmijët e tij”, është shprehur Emmerson.

Ndërkohë po vazhdon seanca gjyqësore mbi ecurinë e cështjes për Thaçin dhe të tjerët.

Mbi ta rëndojnë akuzat për  krime kundër njerëzimit që përfshijnë përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, ndërsa janë edhe katër akuza për krime lufte që përfishjnë arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat