Protesta serbe në veri e Graçanicë/ Reagon Imer Mushkolaj, tregon nga kush po orkestrohen dhe pse i duhen Vuçiqit

Aktuale

Protesta serbe në veri e Graçanicë/ Reagon Imer Mushkolaj, tregon nga kush po orkestrohen dhe pse i duhen Vuçiqit

Nga: N. Sh. Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:34
Imer Mushkolaj

Dhjetëra qytetarë serbë kanë protestuar sot në Mitrovicën veriore dhe në Graçanicë.

Ata kanë protestuar duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nuk po i lejon mabjtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, pa një marrëveshje midis dy shteteve.

Për protestën e serbëve ka reaguar analisti politik Imer Mushkolaj.

Ai pyet se pse nuk protestuan serbët kur nuk votuan në referendumin serb në Kosovë.

Ai tutje shkruan se serbët po orkestrohen nga Beogradi sepse Vuçiqit i duhen për t’i shfrytëzuar sërish.

“Pse nuk protestuan serbët kur nuk mundën të votojnë në referendum, si në të kaluarën? Pse po orkestrohen tash nga Beogradi? Sepse Vuçiqit i duhen t'i shfrytëzojë sërish, për të përfituar politikisht. Zgjedhjet janë më 3 prill”, shkruan Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat