Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajë grevë më 5 prill

Aktuale

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të mbajë grevë më 5 prill

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Me anë të një kumtese për media, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar anëtarësinë dhe opionin se do të mbahet grevë me 5 prill para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, për shkak të dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht dështimit për t’u përgjigjiur në kërkesat e kësaj Sindikate.

Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.

Kërkesa tjera janë rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, thuhet në komunikatë.

Në konsultim me organet e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin për Protesta dhe Greva, bazuar në Ligjin mbi Grevat nr. 03/ L- 200 dhe Ligjin mbi Organizimin Sindikal në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-011, në vazhdën e masave dhe veprimeve sindikale, me datë 05/04/2022, e Marte do të zhvillohet aktiviteti sindikal “GREVË PARALAJMËRUESE”. Greva do filloj në orën 08:00 deri në 09:00, ndërsa ftohen të gjithë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që të mblidhen para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, u theksua në kumtesë.

Më tutje Sindikata qartëson se Këshilli Grevist ka për detyrë që gjatë kohës së grevës të bashkëpunojë me SHSKUK /QKUK-në për të siguruar minimumin e procesit të punës, kur një punë e tillë është e domosdoshme për jetën dhe sigurinë e qytetarëve ose është kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat