Gashi: Refuzimi i vizitës së Haxhiut nga Thaçi e Veseli është i dëmshëm

Aktuale

Gashi: Refuzimi i vizitës së Haxhiut nga Thaçi e Veseli është i dëmshëm

Më: 31 mars 2022 Në ora: 00:27
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka folur rreth refuzimit të vizitës në Hagë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai thotë se refuzimi i dytë për të takuar delegacionin e MD-së nga ana e tyre është i dëmshëm, pavarësisht inateve politike apo personale.

“Është shumë e thjestë për atë refuzimin e vizitës nga ana e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Thaçi dhe Veseli për mua është e dëmshme sikur me pasë një inati personal apo politik apo cfarëdo që të jenë paraprakisht kanë refuzuar nga shtatori i vitit të kaluar kur ka qenë zv.ministri Blerim Sallahu. Dmth situatë e njëjtë ku prej 8 të akuzuarve që i kemi atje, 2 janë të cilët refuzojnë takime me zyrtartë më të lartë që Qeveria i ka në sferën e drejtësisë, nëse refuzon me taku ministren e Drejtësisë së shtetit tënd me një Gjykatë që formalisht është e shtetit tënd, që të gjithë e dijmë që aspak s’është e jona”, tha ai.

Ndërkaq, ai deklaroi se vizitës së Haxhiut kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po i japin ngjyrime politike.

“Është një çështje që do të duhej të bëhej kur e shikon gjithçka në prizmin politik tash paramendoje një pjesë e atyre kundërshtarëve politik të LVV-së çka kishin thënë ata në debate televizive por edhe lloj lloj pakënaqësish, nëse nuk kishin qenë këto vizita, po e bijnë situatën që për arsye politike për dikënd nuk është mirë që shkove me i vizitu, nuk është mirë pse po shkon, unë ndëgjova diçka para pak çastesh në lidhje telefonike me televizioni publik dikush prej panelistëve tha mund të jetë që dikush ka mund të ketë shkuar në cilësinë e dëshmnitarit me dhënë ndonjë infomatë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat