​Mehaj takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të KFOR-it

Aktuale

​Mehaj takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të KFOR-it

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:46
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Nga vlerësimi i përbashkët, situata e sigurisë në vend është e mirë, sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të fortë.

Ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat