1 i vdekur dhe 26 të infektuar me Covid në vend

Aktuale

1 i vdekur dhe 26 të infektuar me Covid në vend

Nga: A.M. Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:11
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për gjendjen e rasteve me Covid19 brenda 24 orëve të fundit.

Siç njoftohet nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kurse, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Raporti i plotë:

01 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.822.352 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786.

Në total numri i rasteve aktive është 576.

Image
Raporti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat