​Latifi: Vaksinimi e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19

Aktuale

​Latifi: Vaksinimi e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19

Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:23
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u takua sot në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.

Sipas një njoftimi, theks të veçantë iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor. Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë. Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat