Marsh në ditën botërore të Autizmit: “Ec me mua, çdo hap numërohet”

Aktuale

Marsh në ditën botërore të Autizmit: “Ec me mua, çdo hap numërohet”

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:59
Marsh në ditën botërore të Autizmit: “Ec me mua, çdo hap numërohet”

Në Ditën Botërore të Autizmit është marshuar me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet” në sheshin kryesor të Prishtinës.

Ky marsh kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes, në të cilën ka qenë prezentë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Marshi ka filluar nga “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë dhe për të folur për sfidat në të cilat hasin personat me autizëm është mbajtur edhe një konferencë ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri dha zotime për gjithëpërfshirje dhe përmirësim të kushteve për personat me autizëm.

Gjatë një konferencë, Kurti tha se për fëmijët me autizëm do të shtohet numri i asistentëve shtesë gjatë orarit mësimor.

“Për prindërit është sfidë përfshirja e fëmijëve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji. Kjo sepse është i nevojshëm asistimi i rregullt në orarin mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve, do të shtohen edhe nga 100 asistentë të tjerë çdo vit deri në fund të mandatit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat