Osmani jep lajmin: Do të aplikojmë në Këshillin e Evropës

Aktuale

Osmani jep lajmin: Do të aplikojmë në Këshillin e Evropës

Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet për të aplikuar në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë në Context, në ATV, Presidentja ka zbuluar se tashmë janë në hapa final për aplikim dhe pret përgjigje pozitive pasi që shumica e kanë pranuar Kosovën.

“Qytetarët të jenë të qetë, të gjitha përgatitjet e nevojshme janë duke u bërë, po punohet në radhë të parë në strategjinë e cila do të përcaktoj se cilat do të jenë shtetet të cilat do ta shtyjnë përpara pasi duhet të jenë dy ose tri shtete që e sponsorizojnë në aspektin e mbështetjes anëtarësimin tonë dhe si do të punohet me shtetet anëtare”, ka thënë Osmani.

“Por vendimi final merret nga Këshilli i Ministrave dhe aty më shumë se 2/3 tashmë e kanë njohur Kosovën. Ne duhet të sigurohemi që të gjithë ato shtete që e kanë njohur Kosovën të jenë prezent dhe të votojnë pro”, ka thënë Presidentja e Kosovës.

“Para se të merret ai vendim në Këshillin e Ministrave është një votim në Këshillin Parlamentar ku po punojnë shumë deputetët tanë që një kohë të gjatë dhe të gjitha përpjekjet e të gjitha institucioneve do të bashkohen në këtë drejtim”, tha ndër të tjerash Vjosa Osmani.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat