Lëmshi në Prishtinë, Gecaj ia kthen Pacollit

Aktuale

Lëmshi në Prishtinë, Gecaj ia kthen Pacollit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 20:20
Bajram Gecaj

Pas një interviste që kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, dha mbrëmë, ku foli për qeverisjen e deritanishme të tij në kryeqytet, një provokim i erdhi atij nga ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

Rama, i cili deklaroi se nuk e dinte që “Prishtina është kaq lëmsh”, është komentuar nga Pacolli.

Ai, përmes një përgjigjeje të shkurtër ironike në Facebook, ka porositur Ramën që të paktën ta ruajë vjegëzën.

“Gajret he burr, hala pa ja nisë t’paska hup lamshi, ruje bile vegzen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mirëpo, pak minuta më vonë ka reaguar edhe Bajram Gecaj, këshilltar i kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama, duke thënë po ashtu me ironi që edhe vjegëza është pështjellë në lëmsh.

“Edhe vegëza ishte pështjellë në lëmsh!”, ka shkruar Gecaj.

Përparim Rama është kritikuar për qeverisje të ngathët në muajt e parë pas marrjes së pushtetit në kryeqytet. Mirëpo, ai ka thënë se po bëhen përgatitje për nisje të investimeve në sektorë të ndryshëm në kryeqytet, veçanërisht në infrastrukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat