Hasani: Përzgjedhja e Isufajt, jashtë çdo norme kushtetuese

Aktuale

Hasani: Përzgjedhja e Isufajt, jashtë çdo norme kushtetuese

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:41
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani përzgjedhjen e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit nga KPK-ja e konsideron jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike.

Hasani e cilëson Këshillin Prokurorial të Kosovës si grup kriminal dhe ordiner.

“Për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i kam thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grup, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Është pikërisht ky grup që unë në vazhdimësi e kam cilësuar si grup kriminal. Veprimtaria e tyre është thirrur në transparencë dhe në publik e kanë bërë gjoja një paraqitje transparente të përzgjedhjes së kandidatëve, ndërkohë që ajo paraqitje shihet qartë që as rregullat e brendshme, të cilat vetë i kanë votuar, nuk i respektojnë. Këtu bëhet fjalë për cenim të çdo norme juridike”, tha Hasani.

Ai konsideron se pati shkelje të shumta në përzgjedhjen e Blerim Isufajt.

Shkeljet janë të ndryshme, fillimisht e kemi parë mënyrën se si i drejtohen atij që ia dhanë votën me 98 për qind, që është absurde dhe cenohet rregullorja e brendshme”, tha Hasani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat