Mehaj: I lavdishëm gjithmonë Komandant Katana dhe gjithë heronjtë e rënë për Lirinë e Kombit dhe Atdheut

Aktuale

Mehaj: I lavdishëm gjithmonë Komandant Katana dhe gjithë heronjtë e rënë për Lirinë e Kombit dhe Atdheut

Më: 11 prill 2022 Në ora: 13:40
Agim Ramadani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar sot Agim Ramadanin në 23 vjetorin e rënies së tij.

Mehaj ka thënë se i përjetshëm do të jetë nderimi për jetën dhe veprën madhështore të Agim Ramadanit, shkruan teve1.info

“I përjetshëm do të jetë nderimi për jetën dhe veprën madhështore të ushtarakut, intelektualit, patriotit, poetit e piktorit të madh i cili si rrallë në historitë e luftërave çlirimtare, flijoi jetën nga pozita e liderit dhe strategut të madh ushtarak, në Betejën e lavdishme të Koshares”, ka shkruar Mehaj.

“I lavdishëm gjithmonë Komandant Katana dhe gjithë heronjtë e rënë për Lirinë e  Kombit dhe Atdheut”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat