Raporti zviceran për Astrit Deharin – deklarohet avokati Gashi

Aktuale

Raporti zviceran për Astrit Deharin – deklarohet avokati Gashi

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:49
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari ka deklaruar se ende nuk e kanë pranuar ekspertizën e  Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas njoftimit të dërguar nga Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme njëra nga konkluzionet e ekspertizës është se “analizat nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.”

Tomë Gashi i pyetur rreth këtij konstatimi ka deklaruar se prokurori duhet të tregoj se çfarë ADN-je ka dërguar për testim.

Ai ka shtuar se është normale të mos gjendet një ADN tjetër, nëse kjo e fundit nuk është marrë për testim nga personat e tjerë në burg.

“Ne nuk kemi marrë ekspertizë, kur te marrim ekspertizën mundemi eventualisht me komentu nëse duhet. S’muj me komentu diçka që nuk kam marrë. Por, prokuroi ka obligim me tregu çfarë AND-je ka dërgu, se nëse AND-ja nuk është marrë e personave në burg normal që nuk gjendet e dikujt tjetër”, tha Gashi shkurtimisht.

Prokuroria Speciale sot përmes një njoftimi për media bëri të ditur se se më 1 Prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton: “Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.”

“Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.”

“Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat