Murati: Kundërshtimi i rritjes së pagës minimale është joracional

Aktuale

Murati: Kundërshtimi i rritjes së pagës minimale është joracional

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:03
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë sot rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto. Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se me këtë po mbajnë një premtim për rritje të pagës minimale.

Në lidhje me kundërshtimet që janë bërë nga ana e sindikatave, Murati tha se ato janë joracionale.

“Paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.

Po ashtu, qeveria mori vendim për dyfishim të asistencës sociale për muajin prill, 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill, 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat, 100 euro për 80 mijë punëtoret e sektorit publik dhe 100 euro për 80 mijë studentët.

Opozita në vend e ka quajtur të paaftë dhe lëmoshë këtë vendim qeveritar, mirëpo Murati tha se kjo nuk është politikë zhvillimore por sociale dhe se me këtë po i kthejnë paratë te qytetarët të cilët ia kanë dhënë shtetit përmes taksave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat