Dështon procesi i emërimit të drejtorit menaxhues në AKP

Aktuale

Dështon procesi i emërimit të drejtorit menaxhues në AKP

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:56
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pas shqyrtimit të raportit përfundimtar të komisionit të pranimit për procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë ku në rrethin e ngushtë ishin dy kandidatë, vendosi që të anulojë procedurën e rekrutimit dhe të rishpallë konkursin për drejtor menaxhues të AKP-së.

“Bordi e mori këtë vendim që të rishpallë konkursin me qëllim që procesi i ardhshëm i konkursit të sjellë një numër më të madh të kandidatëve dhe të rrisë konkurrencën edhe jashtë shërbimit civil, që do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në këtë proces të rëndësishëm”, njofton AKP.

Sipas listës së publikuar nga AKP-ja më 1 prill, në garë për drejtor kanë qenë dy kandidatë, Arben Limani i vlerësuar me 79.74 pikë, dhe Bujar Sadiku me 76.3.

Konkursi për drejtor menaxhues në AKP ishte shpallur në dhjetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat