Raci: Kjo qeveri nuk e amniston askënd në luftën e krimit dhe korrupsionit

Aktuale

Raci: Kjo qeveri nuk e amniston askënd në luftën e krimit dhe korrupsionit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:42
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci, tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk i ka përfshirë disa fakte që vërtetojnë luftimin e krimit dhe korrupsionit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Raci tha se vitin e kaluar janë sjell para drejtësisë 500 persona për vepra të ndryshme korruptive.

Ai theksoi se kjo qeveri në luftën e krimit dhe korrupsionit nuk e amniston askënd, pa marrë parasysh se në çfarë niveli janë.

“Ishte interesant që këto fakte nuk u përmenden në përmbledhjen e raportit të DASH-it. Për herë të parë ne kishim vitin e kaluar arrestimin e mbi 500 personave në Kosovë që u sollën para drejtësisë për vepra të ndryshme korruptive të të gjitha nivelet”.

“Para dy jave ne kishim një aksion të madh të arrestimit të zyrtarëve policorë që i bie që kjo qeveri në luftën e krimit dhe korrupsionit nuk e amniston askend, pa marrë parasysh se në çfarë niveli janë”.

“Raporti vlerëson hapat që i ka marrë qeveria për të i identifikuar dhe ndjekur njerëzit por ne e kemi një problem tek administrata jonë publike, që njerëzit tanë, zyrtarët tanë janë të punësuar e baza ligjore e kontratave të tyre nuk lejon që një person derisa nuk e merr vendimin e formës së prerë, pra aktgjykimin final që ai të largohet nga pozita”.

“Unë pres nga kjo qeveri që t’i hyj shumë seriozisht reformës në Administratën Publike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat