Ngritja e çmimit të materialit ndërtimor zvarg punimet nëpër vendpunishte

Aktuale

Ngritja e çmimit të materialit ndërtimor zvarg punimet nëpër vendpunishte

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Rreth 60 përqind janë ngritur çmimet e materialit ndërtimor.

Megjithëse tani çmimet janë tejet të larta, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha thekson se zanafilla e saj është nga mesi i vitit 2020.

“Obligimet janë të mëdha dhe se duket që ka ulje të tempos nëpër vendpunishte. Zvarritje do të ketë normalisht sepse secili mendon që është ngritje momentale. Ne presim që çmimet të vijnë në nivele normale”, është shprehur Hoxha.

“Problemi tash është tek sektori publik sepse punimet janë me afat dhe mund të ketë ndëshkime për kompanitë ndërtimore. Është e pamundur që punimet të kryhen në kohë. Deri më tani nuk ka largim të punëtorëve nga puna, por ka vetëm ulje të tempos”.

Hoxha ka thënë ndër të tjera që pret që në të ardhmen qeveria të ndërhyjë duke bërë ndryshim të ligjit për prokurim në mënyrë që çmimet në ndërtimtari të bëhen sipas indeksimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat