Sulmi ndaj Policisë në veri, reagon OSBE

Aktuale

Sulmi ndaj Policisë në veri, reagon OSBE

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:09
Sulmi ndaj Policisë në veri

Kreu i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se sulmi kundër jetës së policëve është i papranueshëm, derisa ka bërë thirrje që autorët të kapen dhe të vihen para drejtësisë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë po përcjell me shqetësim të madh sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. Aktet e tilla të shëmtuara, të drejtuara kundër jetës së policëve, detyra e të cilëve është të mbrojnë të gjithë njerëzit në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përqendrojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”.

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e kanë dënuar edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe ambasada amerikane. Derisa krerët institucionalë të Kosovës sulmin ndaj policëve kosovarë e kanë cilësuar si “terrorist” dhe kanë fajësuar Serbinë dhe strukturat kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat