Edhe pse vikend, ministri Peci po punon në terren

Aktuale

Edhe pse vikend, ministri Peci po punon në terren

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:42
Ministri Peci po punon në terren

Ministria e Bujqësisë, ka dërguar një komunikatë për media, e cila nis me fjalinë se ministri Faton Peci edhe pse ditë vikendi ka aktivitet në terren.

“Edhe pse ditë vikendi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po vazhdon aktivitetin e tij në terren për t’iu qëndruar afër prodhuesve vendor të cilët me punën e tyre të palodhshme, mundohen që konsumatorëve vendorë dhe jo vetëm t’u ofrojnë produkte të freskëta për tryezat e tyre”, fillon komunikata e ministrisë.

Sipas komunikatës, ministri Peci ka vizituar një bujk në komunën e Vushtrrisë me të cilin ka biseduar për subvencionimin e naftës.

“Edhe Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është njëri prej tyre. Ky bujk i vyer kultivon rreth 11 hektarë me patate dhe 10 hektarë me grurë. Gjatë vizitës nëpër fermën e tij, i shoqëruar nga z. Abiti, Ministri Faton Peci pa nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduan rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve për vitin 2022, për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin”, thuhet në komunikatë.

 “Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë”, shtoi Ministri Peci.

Image
Ministri Peci po punon në terren
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat