Osmani: Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

Aktuale

Osmani: Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

Nga: A.M. Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:51
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve.

“Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”, thuhet në urimin e Osmanit.

Mesazh urimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për Pashkët:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat