Presidenti i ri i Shqipërisë nga Kosova? Miftaraj ka një përgjigje për ata që po “shpallin” kandidatura serioze

Aktuale

Presidenti i ri i Shqipërisë nga Kosova? Miftaraj ka një përgjigje për ata që po “shpallin” kandidatura serioze

Nga: M.L. Më: 18 prill 2022 Në ora: 17:10
Ehat Miftaraj

Nga dita e nesërme deputetët e Partisë Socialiste në Shqipëri do të propozojnë emrat e tyre preferencialë si kandidatë për President të Republikës.

Ndër shumë diskutime që po bëhen ditëve të fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë është përmendur mundësia që ai të jetë nga Kosova.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë (IKD) në një postim në Facebook, ka thënë se me Kushtetutën e Shqipërisë, asnjë nga kandidatët që nuk ka lindur në Shqipëri nuk mund të zgjidhet president i vendit.

Miftaraj bëri thirrje që të mos bëhet tallje me figura publike që s`kanë lindur në Shqipëri duke i shpallur si kandidatura serioze.

Postimi i plotë:

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se President i Republikës mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe i cili ka mbushur moshën 40 vjeçare!

Me fjalë tjera, asnjë kandidat që nuk ka lindur në Republikën e Shqipërisë nuk mund të zgjidhet President i Shqipërisë.

Suma sumarum mos boni hajgare me figura publike duke i shpall si kandidatura serioze për President të Shqipërisë, ata që kanë lindur jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat