Haradinaj kërkon rritjen e pagave dhe pensioneve për 30 përqind

Aktuale

Haradinaj kërkon rritjen e pagave dhe pensioneve për 30 përqind

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:46
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për siç u shpreh ai disa shqetësime që ka ai dhe partia e tij.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për disa situata të rrezikshme, të krijuara nga Qeveria e Kosoves dhe kryeministri Kurti.Së pari jemi të shqetësuar për vonesën e hyrjes në fuqi të strategjisë së sigurisë kombëtare e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurisë e i cili kryesohet nga kryeministri”, tha ai.

Tutje, ai tha se pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 përqind, ndërkaq paga minimale duhet të jetë  370 euro neto.

“Jemi të shqetësuar për vonesën e miratimit të ligjit të pagave me koeficiente të caktuara sipas rritjes së çmimeve, të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten 30përqind, ndërsa paga minimale duhet të jetë  370 euro neto. Kjo duhet të ndodh duke pasur parasysh faktin se vendi ka hyrë në një krizë të thellë sociale, nga rritja enorme e çmimeve”, u shpreh tutje Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat