Mimoza Kusari me akuza ndaj opozitës

Aktuale

Mimoza Kusari me akuza ndaj opozitës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:15
Adnan Rrustemi, Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe deputeti, Adnan Rrustemi kanë mbajtur një konferencë për media pasi opozita lëshoi seancën plenare të Kuvendit, të martën.

Në këtë konferencë, Kusari – Lila hodhi akuza ndaj partive opozitare duke thënë se tentuan kundërligjshëm të votojnë për themelimin e një komisioni hetimor për krizën energjetike në vend.

“Sot ishim dëshmitarë të një përpjekjeje të kundërligjshme për votimin e një komisioni hetimor parlamentar ishte hera e dytë e opozitës PDK, LDK, AAK të cilët në kundërshti me rregullat për formimin e komisionit hetimor tentuan që të vendosin para aktit të kryer seancën plenare. GP i LVV refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje që shkelë mbi normat e ligjit për hetimin parlamentar”, shtoi ajo.

Tutje, ajo iu përgjigj edhe akuzave të partive opozitare duke thënë se “LVV nuk ka asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar”.

“Më lejoni të ritheksoj se LVV nuk ka asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzankonshme të energjisë por ne nuk mund t’ia
bëjmë numrat opozitës jo në situatën kur parashohin të bëjnë shkelje e gjithashtu krahas tyre të pranojmë etiketimet fyerjet dhe paragjykimet se çdokush që është në opozitë se dikur është sillur opozita e sotme”,
shtoi shefja e GP të LVV-së.

Ndërkaq, Rrustemi ka shtuar se janë pro themelimit të një komisioni të tillë, por që kjo të bëhet “në përputhje me Kushtetutën”, teksa ftoi opozitën që të reflektojnë për të diskutuar mbi
ndryshimin e Ligjit për Hetimin Parlamentar.

“Më lejoni ta përsëris se ne jemi për komision hetimor për themelimin dhe funksionimit në përputhje me Kushtetutën, edhe ne kemi një mori të bëra gati që sipas rregullave në fuqi i bie që pasi ti propozojmë ne opozita t’i drejtojë por nuk jemi që instrument të jashtëzakonshëm parlamentar personazhe të diskredituar shumë herë t’i deformojnë ato në shërbim të vetes së tyre, dje duke na bllokuar sa ishin në pozitë sot duke u viktimizuar sa janë në opozitë”, tha ai.

Po ashtu, deputetët e LVV-së kanë akuzuar opozitën se në mungesë të tyre, mbetën pa u votuar 4 marrëveshje ndërkombëtare në vlerë 100 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat