Mehaj jep detaje nga takimi me Gjeneralin Clark

Aktuale

Mehaj jep detaje nga takimi me Gjeneralin Clark

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:08
Armend Mehaj dhe Clark

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim Gjeneralin, Wesley Clark, me të cilin përveç temave në kontinuitet kanë biseduar edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik në ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajon.

Mehaj ka thënë se këshillat e Gjeneralit Clark janë tejet të rëndësishme.

“Këshillat e Gjeneral Clark jane tejet të rëndësishme në rrugëtimin tonë drejtë realizimit të synimeve tona strategjike. Sot pata kënaqësinë të pres në takim Heroin tonë , Gjeneralin Wesley Clark, me të cilin, përveç temave në kontinuitet,  diskutuam edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje Mehaj ka theksuar se Gjenerali Clark mbetet udhërrëfyesi më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve strategjike.

“Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike”, ka shkruar ai.

Mehaj ka shprehur falënderim e mirënjohje për Gjeneralin Clark.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme Heroi ynë, Gjeneral Clark”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat