Sot në Bruksel takimi i ri për targat

Aktuale

Sot në Bruksel takimi i ri për targat

Më: 20 prill 2022 Në ora: 07:51
Ilustrim

Grupet Punuese të Kosovës e Serbisë do të takohen për çështjen e targave në Bruksel sot, më 20 prill dhe nesër, më 21.

Një gjë e tillë është konfirmuar për RTK-në nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano.

Ai tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.

“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai duke shtuar se BE-ja dëshiron t'u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.

“Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat