​Zëvendësuesi i drejtorit të burgjeve kërkoi të lirohet nga detyre, ia aprovon ministrja Haxhiu

Aktuale

​Zëvendësuesi i drejtorit të burgjeve kërkoi të lirohet nga detyre, ia aprovon ministrja Haxhiu

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:32
Ali Gashi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dje zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga detyra e zëvendësuesit të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.

Mbas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra.

Ajo e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat