​AAK kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

Aktuale

​AAK kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:44
AAK

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij grupi, deputeti Besnik Tahiri.

"Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi", tregoi Tahiri.

Tahiri theksoi se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat