Hekuran Murati deklarohet sërish kundër tërheqjes nga Trusti

Aktuale

Hekuran Murati deklarohet sërish kundër tërheqjes nga Trusti

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:34
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ndihmat prej 100 eurot e ndara për secilin qytetarë mund të mos i zgjidhin shumë nevoja familjare, por do të ndihmonin ato.

Këtë deklarim e bëri në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ai folir edhe për mundësinë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, për të cilat tha se nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë.

Madje sipas tij, “ato mund të pësojnë nga inflacioni për shkak të qarkullimit të kapitalit”.

“Franca ka ndarë nga 100 euro për familje, ani pse atje rroga e kalon 2-mijëshin”, deklaroi Murati të martën.

Sipas Muratit, rritja më e madhe e të hyrave është nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Sipas tij, kjo nënkupton që ka formatizim më të madh të ekonomisë në mbledhjen e taksave.

“Është shtuar edhe mbledhja e të hyrave nga tatimi në korporata”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat