Çka synon Konventa e LDK-së, flasin Bajrami dhe Lushaku

Aktuale

Çka synon Konventa e LDK-së, flasin Bajrami dhe Lushaku

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë që Konventa e LDK-së, është nisja e dialogut me të gjitha strukturat e partisë për adresimin e sfidave kryesore të vendit.

Duke folur më shumë rreth kësaj çështje, Bajrami në Rubikon në Klan Kosova, tha që ka një kohë të gjatë që është filluar me reformat në LDK.

“Kemi një strukturë të re, ka njerëz të rinj dhe ka aderime të reja. I kemi formuar departamentet të cilat përbëhen nga ekspertë dhe struktura që po merren me trajtimin e çështjeve të ndryshme”.

Tutje Bajrami tha që meqë situata ekonomike dhe politike në vend ka ndryshuar, LDK-ja e sheh të arsyeshme të ketë një program të ri qeverisës

“Zakonisht partitë politike, programet e tyre qeverisëse i bëjnë në momentin kur shpallen zgjedhjet, por kemi vendosur që kësaj radhe ta kemi qysh tani një program i cili do të jetë një dokument i gjallë dhe do të ndryshojë konform rrethanave. Konevnta është nisja e dialogut me të gjitha strukturat e partisë – ekspertët që i kemi brenda partisë por edhe me të tjerë për adresimin e sfidave kryesore që ballafaqohet vendi ynë, në të gjitha fushat. Ky program do të shërbejë edhe për bërjen e opozitës”, tha ajo.

Edhe Jehona Lushaku nga LDK-ja, ka dhënë më shumë detaje lidhur me Koventën Programore të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”.

“Si inciativë është përmbajtësore, që synon të dalë me një program të ri i cili për bazë ka vlerat bazike dhe ideologjike, por do të nisë edhe diskutimin e brendshëm duke u strukturuar në panele të ndryshme në ditën e parë të Konventës. Synojmë që në panelin e parë të diskutojmë krejt çështjet që kanë të bëjnë me ideologjinë, vlerat bazike, rugovizmin, si dhe të definojmë linjat tona për çka qëndrojmë duke synuar që ato t’i bëjmë sa më konkrete dhe të afërta për qytetarin”.

Në panelet e tjera të cilat kanë për tematika politikën e jashtme, zhvillimin ekonomik, rininë, politikat kulturore, familjen dhe mirëqenien e tyre, politikat sociale, politikat arsimore, reformat, kapacitetet për t’i ndërmarrë ato dhe synimet tona për ta ngritur cilësinë edhe në arsim, por edhe fusha të tjera”.

Tutje Lushaku tha që do të jenë përmbajtësisht çështje që do të diskutohen në mes të panelistëve.

“Ne i kemi strukturuar në panelistë për shkak se kemi menduar që njerëzit të cilët janë të thirrur të vijnë dhe të hapin debate për tema dhe të prezantojnë disa teza që pastaj do të përpunohen nga grupet punuese të ekspertëve që do të dalin edhe në aktivitete dhe takime me grupet e interesit në terren”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat