Kosova e Hungaria të gatshme për rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

Aktuale

Kosova e Hungaria të gatshme për rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:45
Foto nga takimi

Kosova dhe Hungaria do të intensifikojnë bashkëpunimin institucional, me qëllim që këtë ta zyrtarizojnë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Kjo është konfirmuar gjatë një takimi që kishte sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ambasadorin hungarez Jozsef Bencze dhe zëvendës sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë David Bencsik, me rastin e Ditës Hungareze të Bujqësisë, organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Faton Peci ka njoftuar diplomatin hungarez mbi potencialin bujqësor të Kosovës, si dhe ka bashkëbiseduar rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në këtë fushë.

“Pata kënaqësinë që të zhvilloj një takim me zëvendës sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë, David Bencsik, me të cilin bashkëbiseduam rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit institucional, si dhe këto mundësi t’i zyrtarizojmë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, tha ministri Peci.

Ndërsa, përfaqësuesit e shtetit hungarez kanë shprehur gatishmërinë e shtetit të tyre për iniciuar bashkëpunime të reja në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë, si dhe të kenë komunikime në të ardhmen në mes të institucioneve të dyja vendeve në mënyrë që të konkretizohen fushat e bashkëpunimit.

Ndryshe, në këtë organizim prodhues nga Hungaria kanë prezantuar prodhimet e tyre bujqësore, me ç’rast biznese nga ky vend dhe ato nga Kosova kanë realizuar takime me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë, duke hapur kështu shtigje të reja për investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat