Dimal Basha ‘godet’ opozitën për KEK-un

Aktuale

Dimal Basha ‘godet’ opozitën për KEK-un

Nga: N. Sh. Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:47
Dimala Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj opozitës të cilët po kërkojnë hetim për KEK-un vetëm për kohën e Qeverisë Kurti.

Basha përmes një postimi në facebook, thotë se për KEK-un duhet të hetohet prej fillimit.

Sipas tij, krejt duan që ta shohin këtë film nga fillmi pasi që është interesant.

Postimi i plotë:

OPOZITA: Po dojmë komision hetimor?

POZITA: Për?

OPOZITA: Po dojmë me hetu KEK-un!

POZITA: Po a, shumë mirë. Çka kështu po doni me hetu?

OPOZITA: Po dojmë me hetu diçka ka fundi!

POZITA: Qyqy, ani mirë shumë, ama a e keni pa fillimin ju, se KEK-u o film interesant që krejt kanë qef me pa prej fillimit, nuk besoj doni me ia pa veq fundin!

OPOZITA: Jaaaa, ncuk… veq fundin po dojna!

POZITA: Ncuk, kemi me iu shti me kqyr krejt filmin, edhe e shihni veten pak se gjasat janë që e gjeni veten n’rolin kryesor 🙃

Keni kërkuar, shikoni 🎬🎥🍿

😄

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat