Ky është 23-vjeçari që u vra sonte te “Ujëvara e Mirushes” në Klinë

Aktuale

Ky është 23-vjeçari që u vra sonte te “Ujëvara e Mirushes” në Klinë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 22:56
Ilustrim

Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Media mëson se personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat