Konjufca pret në takim afaristët gjermanë

Aktuale

Konjufca pret në takim afaristët gjermanë

Nga: M.L. Më: 29 prill 2022 Në ora: 10:31
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një grup të afaristëve gjermanë.

Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë e përbashkët.

Pas këtij takimi, në ora 11:30, delegacionin gjerman e pret në takim edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Afaristët gjermanë do të qëndrojnë në një vizitë katërditore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat