Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Aktuale

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:29
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa të reja anti-Covid, me qëllim të lehtësimit e tyre. Sidoqoftë, në mbledhjen që është duke u mbajtur aktualisht, nuk kanë treguar se cilat janë këto masa.

Fillimisht kryeministri Albin Kurti ka treguar se MSH dhe IKSHPK kanë propozuar lehtësimin e masave.

“Raportet rekomandojnë lehtësimin e masave të pandemisë…Masat shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll, edhe përkundër të dhënave optimiste”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili ka bërë thirrje që të miratohet vendimi për lehtësimin e masave anti-Covid.

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri më tash për Covid-19. Masat e përcaktuara shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll…Propozimi është shoqëruar nga dokumentacioni që përmban të gjitha masat, ju fotoj që ta votoni këtë propozim vendim”, ka thënë Latifi.

Ministrat kanë miratuar këto masa, të cilat Kurti cilësoi se “do ta lehtësojnë jetën shoqërore, kulturore, ekonomike edhe më tej”.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë, të premten kanë bërë të ditur se masat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me çështjet lidhur me kushtet e hyrjes në vendin tonë, që lidhen me certifikatën e vaksinimit.

Mirëpo, në mbledhjen e sotme, siç shihet edhe në video, nuk është përmendur asnjëra prej këtyre masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat