Pamjet e rralla: Bashkëluftëtari i Sali Çekajt nuk i mban lotët kur vizitoi varrin e tij

Aktuale

Pamjet e rralla: Bashkëluftëtari i Sali Çekajt nuk i mban lotët kur vizitoi varrin e tij

Nga: P.R Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:16
Momenti kur Saim Tahiraj kishte shkuar për herë të parë tek varri i Sali Çekajt në Bajram Curr

Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj, në faqen e tij në facebook ka publikuar fotot e momentit kur kishte shkuar për herë të parë tek varri i Sali Çekajt në Bajram Curr.

Në fotot e publikuara, Tahiraj shihet në lotë dhe i mërzitur për vrasjen e shokut të tij.

“Te varri i shokut, bashkëveprimtarit, komandantit Sali Çekaj, në Bajram Curr! Ishin ditët më të vështira të dhembjes së madhe. Humbëm njeriun më të rëndësishëm, më meritorin për lirinë e Kosovës. Falëmnderit Ismet për këto fotografi, shumë të rëndësishme”, ka shkruar Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Sali Çekaj ra dëshmor më 19 prill 1999 në Koshare, gjatë luftimeve me forcat serbe.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat