​59 vjet nga lindja e heroit Agim Ramadani

Aktuale

​59 vjet nga lindja e heroit Agim Ramadani

Më: 3 maj 2022 Në ora: 07:23
Agim Ramadani

Heroi i luftës Agim Ramadani – Katana u lind më 3 maj 1963 në Zhegër të Gjilanit.

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në shkollën teknike në Gjilan, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb.

Agim Ramadani në vitin 1998 vendosi të kthehet në Kosovë dhe të merr pjesë në luftën për çlirimin e vendit.

Brigada 138 e UÇK-së mori emrin e Agim Ramadanit pas rënies së tij në frontin e luftës më 11 prill 1999, dy ditë pas thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Agim Ramadani është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës” nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ndërsa në qendrën e qytetit të Gjilanit është e vendosur shtatorja e tij.

Me rastin e 59-vjetorit të lindjes, sot përmbyllet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2022”, me tubimin qendror “I këndojmë Agimit” që mbahet duke filluar nga ora 16:00, në Zhegër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat