Fatmir Limaj e sulmon përsëri Kurtin: E lajthiti një popull

Aktuale

Fatmir Limaj e sulmon përsëri Kurtin: E lajthiti një popull

Më: 3 maj 2022 Në ora: 21:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lajthitur një popull.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ tha se Kurti ka arritur që një popull prej 2 milionësh ta vë në lajthitje, duke ua ngritur atyre shpresave, sipas tij, pa pasur asnjë bazë.

“Unë besoj që tani është ardh momenti për të rikujtuar, duke parë që vendi ka stagnuar. Nuk ka ndodh kjo me ne, elitën politike. Ai në fakt ka arritur që një popull prej 2 milionësh me vu në lajthitje. Ju ka lajthit juve. Ju ka ngrit shpresat pa një bazë… Ngritja e pritjeve dhe shpresës tek njerëzit pa bazë, ka qenë një situatë që duhet të bëhen krahasime”, tha Limaj.

Tutje ai përmendi rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku thotë se ka filluar para 12 vitesh dhe nuk ka përfunduar ende.

“Sot kur ju thu qytetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë, Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, rruga që ju ka mbetur pa u përmbyllur ka fituar në 2008 -2010 aty ka mbetur. Po bëhen 12 vite, mos me bo asnjë lëvizje, kjo tregon më së miri qa ka ndodh pas nesh, po flas për ministrinë e transportit. Me ju thon sot qytetarëve, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, rruga Prishtinë-Sllatinë, a e mbani në mend kryqin e Fushë Kosovës, a ju kujtohet kolona prej Sllatinës në Prishtinë. Këta janë gjëra që njerëzit e Kosovës, e kujtojmë se në cfarë gjendje ka qenë vendi".

"Kujtojeni at kryqin e famshëm të Fushë Kosovës, dhe shiqoni sot, një rrugë magjistrale e paimagjinueshme që mund të bëhet me 4 korsi. Askush nuk ka besuar që në ato lokale mund të shpërthejmë e të bëjmë 4 trakësh”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat