Xani: Udhëheqja e dialogut nga Gjermania, përparësi për Kosovën

Aktuale

Xani: Udhëheqja e dialogut nga Gjermania, përparësi për Kosovën

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:26
Visar Xani

Njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani, tha se do të jetë një përparësi shumë e mirë për Kosovën nëse dialogun Kosovë-Serbi do ta udhëheqë Gjermania.

Xani foli për takimin e mbajtur në Berlin mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz si dhe ndikimin që do ta ketë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Gjermania është një mik i besueshëm i Kosovës dhe do ketë fat nëse do ishte e angazhuar në këtë proces.

“Ne e shohim iniciativën e Gjermanisë dhe tendencën për të udhëhequr këtë dialog brenda Bashkimit Evropian, kjo është një përparësi e mirë për Kosovën për shkak se Gjermania gjithmonë ka qenë kundër këmbimit të territoreve, dhe Kosova e ka një mik të besueshëm që do të ishte me fat nëse Gjermania vërtetë do të ishte e angazhuar në këtë proces”, tha Xani.

Gjithashtu, ai tha se procesi i Berlinit do të jetë një mbështetje e madhe sa i përket çështjes së dialogut.

“Kancelari gjerman në fillim të konferencës foli për disa projekte, ndërsa më pas e përmendi edhe çështjen e dialogut, po ashtu ishte një mbështetje e mirë sa i përket procesit të Berlinit”, tha tutje Xani.

Madje, Xani u shpreh se gjatë ditëve në vijim presin të shohin efekte nga ky takim, pasi që kur ka takime të nivelit të tillë nuk ka asnjëherë debate.

“Prandaj ne në ditët në vijim shohim efekte nga ky takim, sepse takime të këtij niveli të tillë nuk ka debate, në proces dhe ditët në vijim do të shihen hapat konkret në realizimin e këtyre projekteve”, vlerësoi ai.

Ndërsa, Xani tha se Scholz dha zotim edhe për liberalizimin sa më të shpejtë për vizat e Kosovës.

“Sa e pash nga deklarata e kancelarit gjerman, Scholz ishte më shumë motivimi apo shtytja drejt bashkëpunimit rajonal dhe drejt avancimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, u përmend liberalizimi i vizave, ku Scholz dha zotim duke thënë se Kosova shumë shpejt mund të ketë liberalizim të vizave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat