Demhasaj: Kurti ka ndryshuar parimet për dialogun me Serbinë

Aktuale

Demhasaj: Kurti ka ndryshuar parimet për dialogun me Serbinë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:43
Arton Demhasa

Analisti, Arton Demhasaj, ka folur për dialogun në Berlin dhe unitetin politik.

Demhasaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ndryshuar disa parime në aspekt me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kurti më herët ka thënë se nuk dialogun me Serbinë pa kërkuar falje për krimet në Kosovë, teksa deri më tani është ulur dy herë në tryezën e dialogut me Aleksandar Vuçiq.

“A nuk është indikacion fakti që Kurti i ka ndryshuar disa parime në aspektin e dialogut, njëherë ka thënë që nuk bën asesi të ulen me Serbinë pa kërkuar falje për krimet që i kanë kryer në Kosovë ose pa e njohur Kosovën si shtet, pastaj ka thënë që nuk dialogojmë me Serbinë po dialogojmë me serbët lokalë, pra të gjitha këto i ka thyer dhe është ulur me Vuçiqin dy herë në tryezën e dialogut, a nuk nënkupton kjo që mund t’i thejë edhe parimet tjera”, tha Demhasaj.

Tutje, Demhasaj tha se Kurti gjithashtu ka qenë kundërshtues edhe për shumë gjëra tjera, duke përfshirë këtu edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Kurti ka qenë edhe kundërshtues i marrëveshjes së Rambujes, edhe i Pakos së Ahtisarit nga e cila derivon edhe shpallja e pavarësisë, ka qenë kundërshtues edhe i mënyrës se si është shpallur pavarësia dhe me simbolet me të cilat është shpallur ajo, por tani të gjitha këto i ka pranuar”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai tha se perëndimi ka një pretendim të lartë që Kurti ta kryejë marrëveshjen me Serbinë.

Pasi që sipas tij, Kurti ka pëlqyeshmëri të popullit e për këtë fakt ai nuk mund të ketë kundërshtime për dialogun me Serbinë.

“Vërehet që ka një pretendim të lartë të perëndimit që zotri Kurti të jetë ai që e kryen marrëveshjen me Serbinë, kjo ndoshta edhe për shkak të një pëlqyeshmërie apo një shumicë të mirë që ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mundet më lehtë ta shesë atë marrëveshje në publik që të mos ketë kundërshtime”, tha tutje Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat