Kosova uron Izraelin për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Kosova uron Izraelin për Ditën e Pavarësisë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:10
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar Izraelin në Ditën e Pavarësisë.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se mezi presin që të forcojnë partneritetin dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit.

“Urime popullit të Izraelit me rastin e Ditës së Pavarësisë! Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka partner dhe mik.

Ne mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë midis vendeve tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat