Fetoshi: Çdo tendencë për rikthim të dialogut në formatin e deritashëm është humbje kohe

Aktuale

Fetoshi: Çdo tendencë për rikthim të dialogut në formatin e deritashëm është humbje kohe

Më: 5 maj 2022 Në ora: 00:28
Arben Fetoshi

Profesori universitar, Arben Fetoshi takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin po e sheh si meritë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Fetoshi thotë se lidhur me dialogun, qasja aktuale e Kurtit është gabim dhe se “çfarëdo tendence për ta rikthyer dialogun në formatin e deritashëm është humbje kohe”.

“Lidhur me dialogun mendoj që qasja është gabim por e përsëris mendoj që çfarëdo tendence për ta rikthyer dialogun në formatin e deritashëm është humbje kohe dhe është vazhdim i një përpëlitjeje pa sukses që nuk garanton marrëveshjen finale që duhet bazuar në njohjen reciproke”, tha Fetoshi.

Madje, ai ka komentuar edhe fotografin mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesin evropian, Miroslav Lajçak – për të cilën thotë se është optimistike.

“Unë jam i prirur me besu që momenti i fotografimit e ka dhënë këtë imazh që natyrisht se nëse e lexojmë si foto është optimistike por besoj nëse e shohim Vuçiqin besoj që ai është pra reflekton njeriun e deritashëm të lojës së dyfishtë për interesat e Serbisë dhe loja e tij konsiston në mbajtjen e Serbisë në procesin e integrimit evropian dhe akomodimin e interesave serbe me Rusinë dhe Kinën”, shtoi ai.

Tutje, ai ka folur edhe për paralajmërimet për një takim të ardhshëm në nivel kryenegociatorësh më 13 maj.

Sipas tij, me këso takimesh të këtij niveli, dialogu shkon në drejtim të njëjtë të diskutimeve për çështje të veçanta dhe konkrete të cilat dështojnë.

“Po i referohem njoftimit të Lajçakut që tha që më 13 maj është caktuar takimi i radhës i kryenegociatorëve që dmth që dialogu shkon në drejtim të njëjtë të diskutimeve për çështje të veçanta konkrete dhe praktike e të cilat unë e kam thënë mendoj që janë të destinuara të dështojnë për shkak se nuk ka mundësi të shkohet nga zgjidhjet e vogla drejt finales por i tërë perëndimi duhet ta shfrytëzojë këtë momentum duke parë parasysh invazionin rus dhe të azhurnojnë një roadmap për procesin e dialogut që duhet të afatizohet fillimisht dhe pastaj duhet të parasihkojë dhe përmbajë instrumente që konsistojën në preisonin e duhur mbi palët që të vijnë në marrëveshjen finale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat