Berisha për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Nuk do të bëhet, është rrenë

Aktuale

Berisha për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Nuk do të bëhet, është rrenë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:57
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, deklaroi me vendosmëri se shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i premtuar nga kryeministri Albin Kurti në kohë fushate, nuk do të realizohet.

Sipas Berishës, ky premtim i bashkohet “rrenave” të mëhershme të Kurtit.

“Kjo çështje veç i bashkohet atyre premtimeve që do të vetë-demantohet më vonë. Pra, nuk do të bëhet. Ne aspirojmë të anëtarësohemi në NATO. Ndërsa, shërbimi ushtarak i obliguar është vetëm një premtim elektoral i Kurtit dhe i bashkohet rrenave të mëparshme”, tha deputeti i AAK-së.

Ai shtoi se jo vetëm këtë premtim, por as të tjerët që i ka dhënë kryeministri Kurti nuk do t’i realizojë. Dhe në fund, tha se do të dalë “mashtrues”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim e as nuk befasohem me atë se çfarë thotë zoti Kurti. Kjo nuk do të ndodhë dhe as premtimet tjera që i ka bërë nuk do t’i realizojë. Në fund, do të dalë mashtrues siç i ka thënë Haradinaj dhe të tjerët”, deklaroi Berisha.

Në këtë intervistë, deputeti i AAK-së foli edhe për sulmet e vazhdueshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe takimin e kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat